BB9/ Olsi: Gjithçka që nuk dini ende për lidhjen time me Fjorin

BB9/ Olsi: Gjithçka që nuk dini ende për lidhjen time me Fjorin

220
0
Shares

Kur të gjithë u drejtohen partnerëve me fjalët “Faleminderit për dashurinë që më dhurove!”, djali më i spikatur i “Big Brother 9”, Olsi Klosi, i shpreh mirënjohjen Fiorentinës në mënyrën e tij unike: “Faleminderit për xhelozinë që më dhurove!”. U njohën në audicione dhe aq shpejt ndjenë kimi me njëri-tjetrin sa vendosën të hynin në lojën e “Big Brother” si çifti “Çmenduria dhe pasioni”.
Të shkathët, me sens humori dhe të hapur janë Olsi dhe Fiorentina edhe në jetën jashtë kamerave. Pavarësisht se si çift i fortë nuk mundën dot të rrëmbenin çekun prej 100 milionë lekësh, ata ndihen të lumtur që kanë fituar njëri-tjetrin.fiorentina dhe olsi

Për skenat e xhelozisë së Fiorentinës, takimin me familjen e saj, pushimet çift, planet ose jo për martesë dhe rëndësinë që ka seksi në lidhjen e tij, 27- vjeçari i pasionuar pas futbollit na i rrëfen në këtë intervistë për gazetën “Panorama”:

Pasi “Big Brother” përfundoi, deklarove vazhdimin e historisë me Fiorentinën. A mund t’i vendosësh një emër lidhjes suaj brenda dhe jashtë shtëpisë?

Lidhje e çmendur.

Në statusin e parë që ndave me ndjekësit në Instagram bëri përshtypje fraza jote drejtuar Fiorentinës: “Faleminderit për xhelozinë që më dhurove!” Çfarë ke dashur të thuash me këtë, që nuk ekziston dashuri pa xhelozi?

Ia kam thënë sepse nuk e shihja dot veten në lojë pa Fiorin.

“Olfi” është emri që ju përfaqëson si çift në media. Keni plane bashkë kështu?

Po, Olfi ecën pa plan, e shijojnë jetën si t’u vijë.

Impulsive, e fortë, protektive, kjo ishte Fiorentina në sytë e publikut. Po në syrin tënd si do ta përshkruaje, është vajza e duhur për ty?

Fiorentina? Femra me karakterin më të fortë që kam njohur.gola-para-gjumit-olsi-dhe-fiorentina-provokojnë

E pavarësisht faktit që luajtët po ashtu fort, 100 milionët e “Big Brother 9” i fitoi çifti që u celebruan në lojë, Danjeli dhe Fotinia. Është e mundur që për tre muaj dy persona të dashurohen dhe ta njohin në maksimum njëritjetrin?

Po, ata kishin dashuri dhe pse ishte pak kohë.

Je 27 vjeç, e çon në mendje martesën dhe meqë u diskutua edhe në shtëpi, mund të jetë Fiorentina një ditë gruaja jote?

Martesa? Nuk e mendoj ende, është herët.

Je takuar me familjen e Fiorentinës dhe çfarë bisede serioze ke bërë me ta për lidhjen?

Jemi takuar dhe kemi pirë kafe, kurse biseda për fejesë apo martesë nuk kemi bërë, pasi, siç e thashë më sipër, është shumë herët.

Ku do t’i kalosh pushimet dhe me kë?

Me Fjorin, pasi të qetësohemi pak tani pas daljes nga loja.

Të ka hyrë në qejf televizioni mjaftueshëm sa mund të të shohim pjesë e tij në të ardhmen?

Në qoftë se më jepet mundësia, pse jo.

“Seksi forcon lidhjen; çmenduria e radhës me Fiorin, ta bëjmë në taracë!”

Një djalë me trup perfekt, batuta, tip i hedhur. Çfarë gabimesh nuk do të përsërisje kurrë në jetë?

Nuk jam penduar për çfarë kam kaluar në jetë. Do të thosha… asgjë.

E dimë që pasioni primar që ke është futbolli. Kush është idhulli yt në sport, dhe suksesin e cilit futbollist do të dëshiroje të kishe?

Idhulli im është Cristiano Ronaldo. Më pëlqen fakti që ka punuar shumë.olsi fiori

Marrëdhënia jote me femrat si nis dhe si përfundon zakonisht?

Nis me një shikim të mprehtë dhe mbaron me buzëqeshje për çfarë kaluam.

Disa hobe të veçanta të tuat që s’i kemi imagjinuar?

Kërcimi dhe piktura.

Ti jetën e jeton si lojë e nëse po, çfarë bën për të fituar dhe ç’bën kur humbet?

Unë jetën e jetoj si të më vijë. Mirë apo keq, jam i zoti ta përballoj.

U fol për seks në “Big Brother”, sa e rëndësishme është për ty përputhja seksuale që lidhja të vazhdojë?

Po, seksi është një anë e fortë e lidhjes, dhe që e forcon më shumë.

Ishit çifti “çmenduria dhe pasioni”, mund të tregosh disa çmenduri që do bëni jashtë Big-ut për ta mbajtur pasionin gjallë?

Hmmm duke udhëtuar me autobus dhe duke u puthur, ose duke bërë seks në ndonjë tarracë plazhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY