Skandali me peticionin kundër Bashës, anëtarët mohojnë firmat, “firmosi” dhe një i...

Skandali me peticionin kundër Bashës, anëtarët mohojnë firmat, “firmosi” dhe një i vdekur

57
0
Shares

Vetëm një ditë pas shpërndarjes nëpër media të në peticioni që kërkonte ndalimin e fushatës në PD, ka reaguar njësia e PD-së, në Vlorë.
Dega e PD-së në Vlorë ka telefonuar firmëtarët, 90% e të cilëve kanë mohuar firmat e tyre por në listën e firmëtarëve është përfshirë edhe një i vdekur, profesor i nderuar në Vlorë.
Një pjesë tjetër janë emigrant.

DEKLARATA E PLOTË

Ne respekt te antareve te Partise Demokratike Dega Vlore dhe dega Selenice, reagojmë ndaj një falsifikimi dërguar medias, i nënshkruar si “peticion me nje liste antaresh, qytetaresh dhe simpatizantesh te PD per anulimin e zgjedhjeve…etj”.
Sqarojme qe zgjedhjet do te realizohen mbi Vendimin Nr.1 date 4 Korrik 2017 te PDSH-se per Kryetarin e PDSH-se, dhe jane e drejte ekskluzive e antaresise dhe struktures se PD, dhe e askujt tjeter, qofshin keta qytetare apo simpatizante te PD.
Po keshtu, Partia Demokratike dega Vlore dhe Selenice, ne baze te një komunikimi te vazhdueshem gjate gjithe dites se sotme, është kontaktuar nga pjesa më e madhe e ‘nënshkruesve’ të peticionit. Ata kane perjashtuarkategorikisht pjesemarrjen e tyre ne kete liste. Nje pjese e tyre ndihen të revoltuar nga ky falsifikim i bërë nga hartuesit e listes dhe kerkojne te bejne kallëzim penal.
Dega Vlore e Partise Dmokratike nga verifikimet qe ka bere konstaton qe :
40 prej “firmetareve” nuk jane antare te PD.
60 prej tyre konfirmojne qe nuk e kane firmosur dhe nuk jane ne dijeni te kesaj inisiative.
15 prej tyre jane jashte shtetit apo te sistemuar perkohesisht jashte per arsye emigrimi apo pushimi.
1 i vdekur, emri i nje profesori shume te nderuar, i nje familjeje me emer ne Vlore, së cilës gjejme rastin t’i kerkojme ndjese ne emer te PD-se për ‘përfshirjen’ fatkeqe.
Partia Demokratike dega Vlore dhe Selenice distancohet dhe denon me force cdo veprim abuziv te bere emer te antareve te saj, te cdo peticioni apo cdo lloj tjeter inisiative tjeter jashte dhe ne kundershtim me vendimet dhe udhezimet e PDSH-se.
Dega Vlore konfirmon qe zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se do te mbahen ne 22 Korrik 2017, ne zbatim te Vendimit te dates 6 Korrik te Kryesise se Deges se PD Vlore, dhe ne perputhje me Udhezimin Nr.1 date 4 korrik 2017 te PDSH-se, dega Vlore ka marre persiper organizimin e zgjedhjeve per Kryetar te PDSH-se.
Gjejme rastin edhe nje here te ftojme gjithe antaresine e Partise Demokratike qe neser diten e merkure te marrin pjese ne degjesen publike dhe diskutimet qe do te organizohen me kandidatet per Kryetar te PDSH-se ne Teatrin ‘Petro Marko’ ne Vlore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY