VIDEO/ Kush është Mirela, gruaja “e fortë” që “rrahu” gazetarin në periferi...

VIDEO/ Kush është Mirela, gruaja “e fortë” që “rrahu” gazetarin në periferi të Tiranës

72
0
Shares

Ditën e djeshme u publikuan pamjet e dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të emisionit investigativ “Stop”, Genci Angjellari, nga një grua e moshës 44-vjeçare. Dhunuesja,e  cila është kallëzuar në polici nga Genci është Mirela Topulli, administratorja e një kompanie për të cilën gazetari kishte shkuar të investigonte në periferi të Tiranës.

Por, kush është Mirela Topulli?
Mirela Topulli është 44 vjeçarja e cila është aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”. Kjo firmë merret me dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.
Sipas investigimit të “Stop” kompania e drejtuar nga “Euroteam” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor. Një investigimin tregohet sesi mbahen mbetjet e rrezikshme në kushtet e një magazine të pushtuar nga flakët.
Më pas një kamion ngarkohet me to dhe ngarkesa përfundon në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës. Mirela Topulli drejton këtë kompani e cila këto mbetje të rrezikshme i hidhte në mjedis të hapur të cilat janë ndër shkaqet kryesore të dyfishimit të sëmundjeve vdekjeprurëse në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY