Gazetari për debatin e brendshëm në PD: E gjitha bëhet për ti...

Gazetari për debatin e brendshëm në PD: E gjitha bëhet për ti hapur shteg politik LSI-së

73
0
Shares

Gazetari dhe pedagogu Erald Kapri, guxon dhe shpreh, për herë të parë, atë që shumëksuh e mendon me veten…, qëllimin e vërtetë të luftës për të deligjitimuar Lulzim Bashën dhe PD-në.
Sipas Kaprit, e gjithë kjo axhentë “bëhet për ti hapur shteg politik LSI-së”.

 
Postimi i plotë i Erald Kaprit në “Facebook”

“Ka një axhendë politike dhe mediatike për të deligjitimuar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. E gjitha bëhet për ti hapur shteg politik LSI-së. Nuk ka për të ndodhur që një parti e votave të blera të zëvëndësojë forcën e opozitës dhe lidershipin e saj.
Marrëveshja politike e 18 Majit i hapi rrugë një Shqipërie europiane dhe Rama do mbajë përgjegjësi për shkeljen e saj dhe shkatërrimin e zgjedhjeve përmes shitblerjes masive të votës.
Demokratët do ngrihen. Partia Demokratike do përqafojë vlerat e së djathtës dhe shumë shpejt do jetë forca e shqiptarëve që duan që ky vend të bëhet. Unë jam demokrat. Besoj se vetëm e djathta mund të çlirojë vendin nga kthetrat e absurdit dhe mungesës së shpresës. Edhe besoj se Partia Demokratike do jetë busulla e shqiptarëve me ndërgjegje deri në triumf të vlerave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY