EMRI & FOTO/ Porti Durrës, turku tenton të korruptojë me 100 euro...

EMRI & FOTO/ Porti Durrës, turku tenton të korruptojë me 100 euro kontrollorin e pasaportave

59
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës ndaluan Mursel Dagli 32 vjeç, banues në Turqi.
Dagli, më datë 11. 07. 2017,  pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtuar në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës,  në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur  në brendësi të pasaportës  shumën prej 100 €.
Ky person nuk kishte vizë për të kaluar në shtetin Italian.
Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 244 dhe 297 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY