EMERGJENCAT CIVILE/ Situata në qarqe, 7 vatra zjarri ende aktive

EMERGJENCAT CIVILE/ Situata në qarqe, 7 vatra zjarri ende aktive

61
0
Shares

Temperaturat e larta kanë shkaktuar sërish vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Kështu Emergjencat Civile raportojnë se orët e fundit janë evidentuar 7 vatra zjarri në Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan. Për më tepër shihni situatën sipas qarqeve.

SITUATA DHE MASAT PËR ZJARRET

Temperaturat e larta vijojnë të jenë të pranishme në të gjithë vendin duke bërë që dhe rreziku i zjarreve të jetë evident. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 7 vatra zjarri në qarkun e Dibrës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Elbasanit. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë pavarësisht vështirësive të terrenit. Emergjencat Civile vijojnë të mbajnë nën vëzhgim situatën përmes specialistëve të saj në qarqe.

QARKU DIBËR
Vatra e zjarrit në fshatin Patin, Klos e cila u riaktivizuar gjatë mesditës është drejt shuarjes pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat punuar që flakët e zjarrit mos ti afroheshin dy banesave që ishin të braktisura në zonë. Në fshatin Gurës e Vogël, Klos zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, por për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë. Për të shuar flakët është angazhuar një helikopter.

QARKU SHKODËR
Në Shegan të Malësisë së Madhe zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.
3 makina zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët.

QARKU ELBASAN
Në fshatin Fanjë, Përrenjaz ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset nga Librazhdi dhe po punojnë për të shuar flakët.

QARKU VLORË
Në fshatin Mavrovë, Selenicë zjarri i rënë në mesitë vijon. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Në fshatin Vodicë, Selenicë zjarri ka prekur një sipërfaqe me shkurre. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar flakët.

QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Goricë, Gjirokastër ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.
Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY