ALARMI/ Mashtrimi me monedhën virtuale “Bitcoin” – rikthehet rreziku i skemave piramidale

ALARMI/ Mashtrimi me monedhën virtuale “Bitcoin” – rikthehet rreziku i skemave piramidale

93
0
Shares

Një skemë e re mashtruese po i kanoset depozituesve dhe investitorëve shqiptarë. Bitcoin, monedha virtuale, e cila është hedhur në treg nga një kompani e pa licensuar nga asnjë autoritet në vend është duke joshur gjithnjë e më shumë qytetarët për ta blerë atë përmes internetit.
Oferta është mjaft bindëse: qytetarëve u thuhet se e ardhmja është paraja elektronike dhe nëse e ble sot me këtë çmim, pas disa vitesh vlera e saj do të rritet shumë duke siguruar fitime të larta.
Për Arben Malaj, anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë, kemi të bëjmë me një rast të tipik të skemave piramidale.
Kompania nuk të garanton asgjë për kthimin mbrapsht të investimit dhe risku është mjaft i lartë, ndërsa është në dorën e vetë aksionerëve për të krijuar panik në treg dhe për t’i ulur në të ardhmen vlerën monedhës, e cila bën që të humbasësh të gjithë fitimin.
Vetë Banka Qendrore Europiane njoftoi disa ditë më parë se volume i përdorimit në tregje të Bitcoin ka arritur në 289 milion dollarë duke kaluar edhe disa agjenci të licensuara për kryerjen e pagesave nga autoritetet monetare. Deri tani askush nga institucionet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk ka reaguar, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si Banka e Shqipërisë për të bërë një deklaratë në mbrojtje të depozituesve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY