Vlorë, 17-vjeçari i hyn në shtëpi “në pik të mëngjesit” dhe tenton...

Vlorë, 17-vjeçari i hyn në shtëpi “në pik të mëngjesit” dhe tenton të përdhunojë minorenen

48
0
Shares

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një të mitur.
F. Ç., banues në Vlorë është vënë në pranga një ditë më parë, pas kallëzimit të bërë në polici ditën e diel nga E. R., 14-vjeçe, gjithashtu banuese në qytetin bregdetar.
Sipas policisë, 17-vjeçari ka shkuar në banesën e të miturës në orën 06:30 të mëngjesit dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

 
Njoftimi i plotë i Policisë

Policia arreston në flagrancë për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, shtetasin:
– F. Ç., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 09. 07. 2017, Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, për arsye se ndaj tij, ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetësja E. R., 14 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se:
Më datë 09.07.2017, rreth orës 06:30, shtetasi F. Ç., ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të (me forcë).
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 100 dhe 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY