ANALIZA/ Pasojat fatale, “Die Presse”: Europa po e humbet Ballkanin

ANALIZA/ Pasojat fatale, “Die Presse”: Europa po e humbet Ballkanin

158
0
Shares

Bashkimi Europian për shkak se po merret me defektet e saj, injorimin dhe mosinteresimin, mund të parashikoj zhvillime të rrezikshme në Evropën juglindore, me pasoja fatale.
Këtë situatë e alarmon e përditshmja vjeneze “Die Presse” dhe duke u bazuar në publikimet e shumta thekson se Europa është në rrugë që të “humbë” shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Interesimi mediatik po rritet, dhe sërish po dërgohen reporter, evidenton “Die Presse” duke marr si shembull revistën “Europäische Rundschau“ e cila për asnjë moment nuk e çoi në harresë Ballkanin, dhe e cila në numrin e saj të fundit publikon shqetësimin e ekspertes vjeneze për Ballkanin,  Vedrana Xhihiç sipas së cilës Ballkani është “minë me sahat” dhe rrahjet po i afrohen fundit.
“Njerëz të fuqishëm po punojnë në ndërtimin e fuqisë së tyre, nacionalizmi sërish në shumë vende po përdoret si teknikë e qeverisjes,” thekson ekspertja për Ballkanin, Xhihiç.
“Die Presse” citon edhe gazetën gjermane “Spiegel” sipas së cilës  vendet e Ballkanit Perëndimor janë “jetime të kontinentit” dhe tërheq vërejtjen se ekziston një largim i ndjeshëm nga projekti evropian.
“Është e kuptueshme që BE si simbol i sigurisë dhe mirëqenies po humb ndikim, aq sa është edhe e rrezikshme. Paqja është kërcënuar si me pretendimet e maskuara të Shqiptarëve për një shtet të përbashkët, ashtu edhe me dëshirën për fuqi të madhe të nacionalistëve serbë”, thekson “Spiegel”.
Revista e Krakovës “The New Eastern Europe” në numrin e saj veror i kushton çështjes së Ballkanit 12 artikuj, ndër të cilat shkrimtari i Sarajevës qw jeton nw Zagreb, Mileno Jergoviç shtron pyetjen: “A po e humb Evropa, Ballkanin”.
Ai vë në dukje, se “njerëzit e zakonshëm të rajonit, janë të shkatërruar dhe demoralizuar nga dekada e varfërisë, nacionalizmit dhe politikës populiste, objektiv ky i lehtë  për Vladimir Putinin dhe Rexhep Tajip Erdogan”.
“Jo vetëm Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi janë në rrezik nga ndikimet e fshehura dhe të zbuluara ruse dhe turke, nga Putin dhe modeli i autokracisë së Erdoganit, me agjitacione nacionaliste, por edhe anëtari i BE, Kroacia”, thekson Jergoviç që jeton në Zagreb.
Gjithashtu kjo revistë flet për Ballkanin si hapsirë për rekrutimin e grupimeve të militantëve islamik, duke rikujtuar se një e katërta e tyre vijnë nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia.
Meqë Shteti Islamik në Irak dhe Siri është nën presion, konstaton revista, luftëtarët që kthehen mund të veprojnë si shkëndijë në fuqinë e barutit me përzierje fetare dhe etnike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY