FOTO & EMRA/ Itali, 12 anëtarët e bandës shqiptaro-italiane, dënohen me 157...

FOTO & EMRA/ Itali, 12 anëtarët e bandës shqiptaro-italiane, dënohen me 157 vjet burg për trafik droge

43
0
Shares

Gjykata e Katanias ka dënuar në total me 157 vjet vite e 9 muaj burg 12 anëtarët e një bande të përbërë nga italianë dhe shqiptarë.
Ata ishin pjesë e një bande kriminale, që trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasia e drogës shitej në tregun italian. Mes të dënuarve ka edhe shtetas shqiptarë. Ata janë Shpëtim Xeka dhe Ylber Xeka.
I pari është dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg, kurse i dyti me 3 vjet e 10 muaj burg. Mediat italiane e konsiderojnë historik vendimin e Gjykatës së Apelit të Catanias për grupin e drogës që u shkatërrua në prill të vitit 2014. Kjo organizatë trafikonte kanabis nga Shqipëria dhe më pas e shiste përmes dozave në Itali.
Rrjeti kishte krijuar qarkun e vet të klientëve, të cilëve ua shisnin drogën në shtëpitë e tyre. Por, kishte raste edhe kur blerësit shkonin në banesat e disa prej të arrestuarve për të marrë “porosinë”.
Dy gra ishin pjesë e kësaj organizate droge. Pjesëtarët përdornin fjalë të koduara, si “qengj” dhe e kishin fjalën për 1 kg kanabis. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, në disa raste trafikantët e fshehnin drogën brenda disa automjeteve të dëmtuara me qëllim që t’i merrte karrotreci për të shmangur dyshimet e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY