FATMIR GUDA/ “ Zhelet” e PD-së

FATMIR GUDA/ “ Zhelet” e PD-së

111
0
Shares

Kur Lulzim Basha ja ka njohur përgjegjësitë vetes bërë publike në kontaktet e tij me anëtarësinë qysh në vigjilje të turnit të takimeve për garën për kryetar të PD e ndërsa deri edhe çdo demokrat në bazë ka bërë një hesap të tijin, se përse u humbën zgjedhjet më 25 Qershor, një “radio” e lënë pas dore në lajthitje të frekuencave opozitare, prej një jave po bën një zhurmë të tmerrshme deri acaruese. Zërat e dalë prej aty me timbër kryesisht dëshpërues prej fatkeqësisë së vetvetes nuk po njohin objektiv pa u zbrazur, madje rrahin edhe aty, ku askush nuk ua ka për borxh. Duke dalë nga metafora, keqardhja nuk mund të më linte pa veçuar agravimin e deklaratave prej dy ish-figurave qendrore të PD ndër vite, znj.Jozefina Topalli dhe z.Astrit Patozi. Ata secili në veçantinë frymëzuese letrare kanë marrë nga bagazhi i vet epitete të ndryshëm jo vetëm për t’ju turrur kryetarit të partisë që u prishi rehatinë parlamentare, por edhe atyre demokratëve të zakonshëm që në të drejtën e tyre guxojnë të shprehin mbështetjen dhe simpatinë për z.Basha.

Mirë shefit ja hodhën me gjyma e kova të gjitha ç’u kish bardhaku pas 26 Qershorit, paçka se për 4 vjet as nuk i thanë plaç me gojë, as nuk e prekën nga lëkura as nga kunati as nga gruaja, as nga vjehrri, se atëherë vërtetë opozitë, por deputetllëku deputetllëk, po demokratëve idealistë, të lirë në të drejtën e tyre për të përkrahur a sulmuar liderin e tyre, pse nuk ua kursyen fyerjet?

Me gojën e znj. Topalli ata u quajtën mjerainë, nga gjuha e Patozit u quajtën vullnetarë e të shitur. Populli demokrat, sikundër populli në përgjithësi është turmë pa ndërgjegje e nuk është hiç e udhës që kushdo qoftë, “zonjë e hekurt” a fjalëtar politik, të përpiqet të nxjerrë aty dëshpërimin e vetvetes.

Deri tek sulja ndaj shefit apo ish-shefit për ta veshur me përgjegjësitë reale të humbjes, duket brenda legjitimitetit normal dhe një demokracie të shëndetshme, por është fyese, e papranueshme, shumë e ulët, ndërsimi deri në shpërfytyrim ndaj atyre që i kanë mbajtur hopa mbi supat e hallet e tyre, neveritja e shprehur për ata që i kanë mbajtur për idhuj, leqendisja njëlloj si kthimi i kurrizit që u bënë në 8 vitet e qeverisjes ndaj atyre të pafajshmeve, militantëve, për të vetmin “faj” të tyre, se njëlloj dashurish do kishin reaguar edhe në mbrojtje të tyre, po t’ua anatemonte kush sidomos nga përtej “gardhit”.

Por mesa të bie në sy, thënia profetike e Faik Konicës “Zot ma mshel gojën, kur s’kam gjë për të thënë”, ka rezultuar e tepërt për tu përdorur prej tyre, pasi nuk arritën ta bëjnë esëll inatin, që u buroi prej rehatisë së prishur dhe mendjes së mbushur top, se veç emrit të tyre “shumë të madh”, s’u kish mbetur më askush tu shkonte mbrapa.

Është për të ardhur keq, që me një mori shembuj pafund të politikës shqiptare, ku është i provuar afeksioni që militantët kanë më tepër me siglën e partisë, se sa me individët VIP-a, që siç vijnë shkojnë, ish-ët e PD me kapadaillëkun e vet nuk i shkuan këtij sinori dhe të kapur në panik prej braktisjes, filluan edhe humbjen e logjikës duke turfulluar mllef ndaj atyre që deri dje ua mbushnin kutitë me vota.

Me pak fjalë gjithë enturazhi rehat-prishur brenda demokratëve, duke dashur të ndreqte vetullat, nxori sytë e vet, sepse aty ku ata duhet të shihnin aleatin mbështetës të kauzës, gjetën armikun e armikut dhe duke ju drejtuar me një gjuhe përbuzëse po marrin mbrapsht thjesht antipatinë e tyre.

Radio e “prishur”, sigurisht që përgjatë gjithë përvëlimit të Korrikut do vazhdojë të prodhojë më shumë zhurme sesa diçka qartësisht të dëgjueshme për t’ju vënë veshi, deri sa t’i vijë vakti të vendoset tek reliket, që më së shumti do ketë vlerë vetëm për antikuarët dhe koleksionistët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY