Greqi, vdes tragjikisht shqiptari, babai i 3 fëmijëve

Greqi, vdes tragjikisht shqiptari, babai i 3 fëmijëve

55
0
Shares

Një 58-vjeçar shqiptar, me banim në Kalkidha të Greqisë, i ka dhënë fund jetës një ditë më parë duke u vetëvarur, raportojnë mediat lokale.
Policia greke ka deklaruar se ende nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes së 58-vjeçarit, baba i tre fëmijëve, por banorë të lagjes kanë deklaruar se bëhet fjalë për probleme ekonomike dhe familjare.
Të cituar nga mediat helene, banorët e zonës ku jetonte shqiptari janë shprehur të shokuar nga ngjarja, duke thënë se ai ishte një njeri i qetë që nuk kishte shkaktuar kurrë probleme.
Trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët, në orët e para të mëngjesit në banesën e tij. Kufoma është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, ndërkohë që policia e Kalkidhës ka hapur një hetim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY