VIDEO/ Tiranë, lali Eri “harron” pusetën hapur, bie fëmija në 10 m...

VIDEO/ Tiranë, lali Eri “harron” pusetën hapur, bie fëmija në 10 m thellësi

120
0
Shares
Foto Ilustruese

Lali Eri, sapo mori detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, “aksionin” e parë “serioz dhe të bujshëm” që ndërmori, ishte pastrimi dhe plotësimi me kafazët mbrojtës të pusetave të rrugëve. Por fushata propagandistike mbaroi dhe problemi mbetet.
Dëshmi e kësaj është rasti i një të mituri mbrëmjen e sotme, i cili ra në një puset në kryeqytet, pranë zonës së njohur si Liqeni i Thatë, mbrëmjes e sotme.
Fëmija i cili është i moshës 5-vjeçare, ka qëndruar për rreth një orë në pusetë. Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e tij.
Puseta në të cilën ka rënë 5-vjeçari, raportohet të ketë qenë 10 metra e thellë, ku fatmirësisht nuk ka pasur ujë, gjë e cila mund të ishte fatale për të.
Mësohet se i mituri ka pësuar lëndime nga rënia në pusetë dhe për këtë është nevojitur transportimi i tij drejt spitalit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY