Patozi: Ja pse e takova dhe çfarë diskutova me Berishën

Patozi: Ja pse e takova dhe çfarë diskutova me Berishën

58
0
Shares
Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi, gjate nje mbledhje te ketij grupi, ku Berisha ka deklaruar se mandatin e trete qeverises do te beje te mundur planin e pergjithshem rregullator te Shqiperise.

I ftuar në “ABC News”, deputeti i PD-së Astrit Patozi ka rrëfyer se çfarë ka diskutuar me Sali Berishën gjatë bisedës që patën të dy.
Patozi e takoi dje ish-kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e këtij të fundit.
“Unë e kam takuar dje zotin Berisha, por ky nuk qe as takim i fshehtë por as zyrtar. Unë mund të them se jemi takuar si dy demokratë që janë të shqetësuar për traumën që ka përjetuar PD gjatë zgjedhje dhe për më tepër këtë që ka ndodhur pas humbjes.
Berisha e lexon më mirë nga të gjithë rezultatin traumatik të PD-së. Tani ideja qëndron nëse do të ringrihet PD-ja apo do të ndahet?
Se me veprimet e zotit Basha të çojnë te e dyta. Këtë kam diskutuar edhe me zotin Berisha. Kaq mund të them për këtë takim.
Por meqë ju doni një fjali konkrete nga takimi, ju them se jemi ndarë pa asnjë keqkuptim nga takimi”, tha Patozi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY