Astrit Patozi konfirmon: Unë jam në garë, Eduard Selami është një vegël

Astrit Patozi konfirmon: Unë jam në garë, Eduard Selami është një vegël

61
0
Shares

Deputetit i PD-së, Astrit Patozi i ftuar në studiot e “Abc News”, ka deklaruar se ai vazhdon të jetë në garë për kreun e PD-së, ndërsa ka ritheksuar se nuk e njeh këtë proces.
Sipas tij e gjithë kjo që po ndodh në PD, është një fasë elektorale.
Ndërsa ka shtuar se Selami është në këtë garë thjeshtë për të legjitimuar zgjedhjet në PD.
“Në çastin kur do të ngrihet sipari i garës unë jam në garë. Në PD është nisur të instalohet një farsë elektorale. Për më tepër nuk mund të vinte në këtë moment që ne patëm një humbje shkatërruese.
Unë jam gati të dl përballë Lulzim Bashës. Jam gati të garoj. Është problemi i Lulzim Bashës, që për shkak të këtij formulari unë nuk jam pjesë e garës. Unë jam në garë. Nëse do të ketë garë. Ajo është garë me një kandidatit dhe me një tjetër që shërben për të legjitimuar garën, sepse nuk ka asnjë vlerë”, deklaroi Patozi.
Patozi është shprehur më tej se Basha është një eksperiment i dështuar.
Sipas tij, prova për këtë janë zgjedhjet e 25 qershorit, ku PD humbi thellë.
Më tej Patozi theksoi se listat e Lulzim Bashës për deputetë ishin lista familjare dhe klienteliste.
“Rezultati i 25 qershorit për PD-në nuk është i papritur, tha Patozi, por reflekton atë që ka ndodhur për gjithë këto kohë në PD”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY