ORARI & RRUGËT/ Izraelitët e “Maccabit”-t bllokojnë nesër gjysmën e Tiranës

ORARI & RRUGËT/ Izraelitët e “Maccabit”-t bllokojnë nesër gjysmën e Tiranës

66
0
Shares

Nesër te Stadiumi “Selman Stërmasi”, do të zhvillohet ndeshja e futbollit, për eliminatoret e Europa League midis ekipit të Tiranës dhe atij të Maccabi Tel Aviv.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bazë të planit të masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në këtë aktivitet sportiv, njofton të gjithë sportdashësit se gjatë hyrjes në Stadium do të jetë i nevojshëm mjeti i identifikimit, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të hynë pa u shoqëruar nga prindërit .
Në hyrje të Stadiumit do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj çdo shtetasi, për çakmak, çelësa si dhe sende të tjera që nuk lejohen në brendësi të Stadiumit.
Do të ketë bllokime të disa segmenteve nga ora 15:00 – 22:00

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”
– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”,  nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Për të gjitha ata shtetas, të cilët do të kryejnë veprime të dhunshme, do hedhin sende në drejtim të fushës, apo  do përdorin lëndë piroteknike, si  dhe çdo veprim tjetër në cenim të mbarëvajtjes së ndeshjes, do të ketë saksione ligjore ndaj tyre.
Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e  përdoruesve të segmenteve të lartë përmëndura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në orarin e lartpërmendura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY