FOTO/ Çifti më i çuditshëm, një kriminel dhe një miliardere

FOTO/ Çifti më i çuditshëm, një kriminel dhe një miliardere

101
0
Shares

Chloe Green, është padyshim vajza të cilën e ndeshni më tepër në instagram.
Vajza e miliarderit Sir Philip Green, e cila e kalon shumicën e kohës në jahtet e babait në Mesdhe, nuk resht së postuari jetën e saj luksoze.
Jeta është thjesht pushime për 36-vjeçaren, pasi babai i saj ka në pronësi tre jahte të mëdhenj.
Së fundmi, ajo u fotografua duke u puthur me të dashurin e ri.
Ai është Jeremy Meeks, i cilësuar si krimineli më seksi.
Para disa kohësh mediat publikuan foton e tij në rajonin policor dhe ajo bëri xhiron e rrjetit.
Meeks është anëtar i një bande kriminale.
Pasi doli nga burgu, ai u bë i famshëm, madje mori pjesë edhe në disa sfilata mode.
Në IG ai ka plot 1.2 milionë ndjekës, të cilëve u postoi një foto me të dashurën e re.
“Gjithçka është e mundur,” shkruan ai.
Chloe nga ana e saj postoi një foto në restorant me të dashurin e ri, ku shkruante: “Vetëm fillimi. Ne e vlerësojmë të gjithë dashurinë dhe urrejtjen”.
Edhe pse mediat thonë se ai është ‘krimineli më seksi’ apo ‘banditi me sy blu’, sërish ai mbetet një njeri me të kaluar të dhunshme.
33-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje.
Në një rast ai është arrestuar pasi rrahu një djalosh 16-vjeçar dhe e bëri ‘petë’.
Aq i dhunshëm është ai, sa i kanë ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.
Zyrtarët thonë se është një nga kriminelët më të dhunshëm në zonën e tij.
Në vitin 2002 është arrestuar dhe dënuar për vjedhje.
Në një rast u arrestua pasi ishte agresiv ndaj policëve.
I akuzuar për vjedhje identiteti, i dënuar për ngarje të makinës nën ndikim të substancave të ndaluara, ai është pjesë e bandës “Cribs”, një nga më të rrezikshmet në SHBA.
Jo vetëm kaq, por ai është i martuar dhe ka një vajzë, të cilën thuhet se e mbron shumë.
Ndoshta kjo është arsyeja se përse Chloe nuk ia ka prezantuar akoma prindërve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY