Sezoni turistik, mjetet që s’do lejohet të lëvizin dhe akset ku ndalohet...

Sezoni turistik, mjetet që s’do lejohet të lëvizin dhe akset ku ndalohet qarkullimi

61
0
Shares

Policia e Vlorës njofton gjithë përdoruesit e rrugëve gjate këtij sezoni turistik, për disa masa të rëndësishme, lidhur me mos lejimin e disa mjeteve të lëvizin si dhe për akset ku ndalohet dhe kufizohet qarkullimi.

 

Në vijim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në vend, gjatë sezonit turistik veror 2017, në bazë të udhëzimit “Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, nga Shërbimet e Policisë Rrugore pranë DVP Vlorë, janë marrë këto masa…

– Janë caktuar shërbime të policisë rrugore të planizuar për nevojat e trafikut gjatë sezonit veror 2017.

– Përparësi kanë pushuesit vendas dhe të huaj ku punonjësi i policisë duhet të tregojë kulturë, etikë, profesionalizëm në bazë të ligjit.

– Akset rrugore bregdetare do të mbahen nën vëzhgim me patrullime të shpeshta me qëllim normalizimin e trafikut dhe ndërhyrjen në kohe sa më të shpejtë në rastet emergjente.
Policia bën me dije se deri në datën 30 Shtator 2017, gjatë fundjavës, duke filluar në oraret 09:00-14:00 e ditës së Shtunë dhe në oraret 12:00-00:00 e ditës së Diel, do të ndalohet (kufizohet) qarkullimi…

• I mjeteve rrugore të cilët transportojnë mallra me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.500 kg.

• I mjeteve rrugore me ngarkesë të pandashme me gjatësi më të madhe se 12 m.

• I mjeteve rrugore ose bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë.

• I mjeteve rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mesimore.
Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në oraret e përcaktuara më sipër, janë…

Vlorë – Zvërnec

Vlorë- Palas- Dhërmi- Vuno- Himarë- Qeparo- Borsh – Sarandë

Sarandë – Qafë Bot (PKK me Greqinë)

Sarandë – Butrint

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe pushuesve që të vihen në dijeni për këto masa me qëllim mbarëvajtjen me sukses dhe ruajtjet e rendit e të sigurisë rrugore gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY