FOTO GALERI/ Shkresat zyrtare, ja si do të shkruajë administrata nga sot...

FOTO GALERI/ Shkresat zyrtare, ja si do të shkruajë administrata nga sot e tutje

2098
0
Shares

Shkresat zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore do të jenë të njësuara dhe me modele të paracaktuara, duke unifikuar dhjetëra formate shkresash që burojnë nga institucionet shtetërore. Modelet janë miratuar si pjesë e Rregullores së njësuar të punës me dokumentet në autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë, të miratuar nga Këshilli i Lartë i Arkivave dhe të botuar në fletoren zyrtare. Këto modele të njësuara do të jenë objekt inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe në rast se nuk zbatohen, atëherë do të ketë masa administrative, deri në gjoba ndaj drejtuesve të
Rregullorja e njësuar e punës me dokumentet përcakton edhe detyrimet e institucioneve për përpunimin, ruajtjen dhe restaurimin e dokumenteve, si dhe afatet konkrete kur institucionet duhet të nxjerrin aktet administrative që mundësojnë procedurat e nevojshme.
Njësimi i shkresës zyrtare me modele të paracaktuara, përbën elementin më të rëndësishëm të rregullores.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY