Aksident i rëndë në Vorë, përplasen makinat, të vdekur

Aksident i rëndë në Vorë, përplasen makinat, të vdekur

163
0
Shares

Fotoarkiv

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Vorë ku një veturë është përlasur me një kamion. “Më datë 29.06.2017, rreth orës 15:55, në rrugën dytësore, Vorë – Tiranë, ka ndodhur një përplasje midis një kamioni dhe një autoveture, ku drejtuesi i autoveturës tip Ford, shtetasi S. Sh., 35 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e forcës së goditjes.

Nga hetimet paraprake është mësuar se kamioni ka qënë i parkuar jashtë rruge  dhe drejtuesi i automjetit tip Ford, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe  si pasojë e shpejtësis tej normave të lejuara  është goditur me kamionin duke e spostuar atë me rreth 10 m.

Shërbimet e zjarrfikses bënë të mundur nxjerrjen e trupit pa jetë  nga mjeti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY