Firmetaret kunder Bashes, pergenjeshtrohet emri ne liste

Firmetaret kunder Bashes, pergenjeshtrohet emri ne liste

162
0
Shares

Rreth 70 zyrtare fhe ish zyrtare te PD bene sot nje leter per largimin e Bashes. Por jo te gjithe e dinin se kishin firmosur ate liste.

Lista eshte pergenjeshtruar sonte nga deputetja e PD ne Korce, Eleni Qirici. Ajo thote se nuk gje per letren dhe aq me pak ta kete firmosur.

Postimi:

Që një kryetari partie politike, pas një humbjeje në një garë elektorale për zgjedhje parlamentare, t’i kërkohet tërheqja nga posti i kryetarit, është jo vetëm vendim i përgjegjshëm nga ana e palëve, por akt që diktohet nga vullneti i votës.
Përshëndes kërkesën e një grupi drejtuesish/demokratësh që i drejtohen kreut të PDSH për dorëheqje dhe analizë të thellë post-zgjedhore, por do të doja të bëj të ditur që emrat e listuar, para se personat të renditen, duhet të pyeten dhe të shprehin vullnetin e tyre për të qënë pjesë e kërkesës, jo thjesht dhe vetëm në respekt të vullnetit të individit, por edhe për të formalizuar një vendimmarrje kolegjiale shprehur mes një deklarate hartuar në unanimitet (për të cilën nuk kam patur dijeni).
Renditja e emrit tim në listën shumëemërore që pason deklaratën, si dhe vetë teksti i deklaratës më është bërë i njohur nga media.
#PDSH #ReflektimProgres

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY