FAKTE & EMRA/ Dy deputetët e PD në Fier, “përvëlohen” si kandidatë...

FAKTE & EMRA/ Dy deputetët e PD në Fier, “përvëlohen” si kandidatë të PDIU-së në Tiranë

498
0
Shares

Numërimi i votave për zgjedhjet e 25 qershorit, po shkon drejt përfundimit.
Në një analizë të rezultateve, bie në sy fakti që kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, humbi mandatin e tij në Tiranë.
Që pas ardhjes së Idrizit në krye të PDIU-së, nuk “mbahet mend” që ai të ketë fituar ndonjëherë për deputet, nën këtë sigël partie. Pas zgjedhjeve të vitit 2009 ai u katapultua nga deputet i PS në atë të PDIU (pas bashkimit të PDU dhe PDI, dy partive çame), prej nga mori edhe drejtimin e kësaj partie.
Në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2013, falë “zemërgjerësisë” së PD, ai siguroi një “vend nderi”, përkthyer në mandat deputeti nga kjo listë në qarkun e Fierit. Pas marrjes së këtij mandati të PD-së, për llogari të PDIU, ai ju bashkëngjit koalicionit të majtë qeverisës.
Dy ditë më parë, kur atij ju desh të ballafaqohej vetë, pa ndihmën e ndonjë “zemërgjeri”, Shpëtim Idrizi demonstroi se me shumë gjasa nuk do të jetë deputet.
Një fat jo më të mirë, kishte në zgjedhjet e të dielës, edhe një deputetet tjetër (ish-e PD-së), Mesila Doda.
Në vitin 2013, ajo ishte kandidate në “vend nderi” në qarkun e Fierit, nën siglën e PD. Sigurisht edhe fitoi.
Por, rrugës së opozitës së PD, ajo “u kujtua” se mundësitë dhe hapësirat me PDIU do t’i kishte më të mëdha, ndaj edhe ju bashkëngjit kësaj partie.
Në zgjedhjet e dy ditëve më parë ajo pasonte në listën e kandidatëve të PDIU në qarkun e Tiranës, kryetarin Shpëtim Idrizi, të cilin me siguri do e pasojë edhe në fatin e tij humbës… DRONI.al

Lista e kandidatëve të PD-së, për qarkun e Fierit, në zgjedhjet e vitit 2013.
Lista e kandidatëve të PDIU-së, për qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e vitit 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY