DINAMIKA & EMRAT/ Lezhë, policia zbardh dhunën e nipërve të Arben Ndokës...

DINAMIKA & EMRAT/ Lezhë, policia zbardh dhunën e nipërve të Arben Ndokës ndaj mbështetësit të LSI

173
0
Shares

Policia e Lezhës ka zbardhur dinamikën e konflikt fizik, midis nipërve të ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe mbështetësit të LSI-së në Shëngjin të Lezhës.
Sipas Policisë së Lezhës, mësohet se sot, rreth orës 10:15, është marrë njoftim se në Shëngjin –  Lezhë , përpara ambienteve të restorant “Detari” ka pasur një konflikt midis disa personave dhe se është qëlluar me armë zjarri.
Me të marrë njoftimin, është formuar grupi hetimor, është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Task Forces pranë  Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Lezhë, janë kryer të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga tërësia e veprimeve hetimore  të kryera deri tani, ka rezultuar se ka qenë një konflikt midis dy grupesh personash,i cili  fillimisht ka nisur si  debat  verbal e më pas ka agravuar në konflikt fizik e  me mjete të forta mes tyre, si dhe njëri prej personave të përfshirë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë në kokë shtetasi Flroian Dushku, 28 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e proçeduriale, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje…
–  Gentian Marku, 25 vjeç,  banues në  Lezhë
–  Samuel Ndoka, 19 vjeç, banues në  Lezhë
–  Danjan Ndoka, 20 vjeç , banues në  Lezhë

Po kështu në vijim të  veprimeve të kryera për këtë ngjarje , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Aleksandër Ujka, 54 vjeç,  banues në Shëngjin –  Lezhë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë për veprën penale të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi nga analizimi i  pamjeve filmike të sekuestruara në restorantin në pronësi të këtij shtetasi ,  janë vërejtur ndërhyrje dhe fshirje të pamjeve filmike  të regjistruara në intervalin kohor kur ka ndodhur ngjarja.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, një  automjet i  tipit “Benz” si dhe dy shkopinj prej druri.
Janë marrë, administruar dhe po analizohen, pamjet filmike të kamera të sigurisë të vendosura nga subjekte të ndryshme tregtare, të cilat mendohen se kanë filmuar ngjarjen e ndodhur.
Vazhdojnë hetimet për të bërë të mundur kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, si dhe sqarimin e plotë të fakteve, rrethanave të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore e proçeduriale ju kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, mbi bazën e neneve 278 / 274 /301 dhe 329 te Kodit Penal  për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY