Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm, është i LSI-së

Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm, është i LSI-së

58
0
Shares

Pas një debati të ashpër mes ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreut të fushatës së LSI-së dhe Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, Kryeministri i ka dhënë duart zëvëndëmsinistrit të LSI-së në ministrinë e Brendshme.

Rama ka shkarkuar zv.ministrin e Brendshëm, Ilir Marko, me motivacionin se ka shkelur etikën zyrtare të komunikimit publik.

 

I gjithë debati, që çoi deri në shkarkimin e zv.ministrit të LSI-së, nisi nga një deklaratë e kandidates për deputete të LSI, Eriona Bixha, e cila akuzoi Saimir Tahirin si të përfshirë në blerjen e votave në Vorë.

 

“Dua publikisht të denoncoj drejtuesin e shit-blerjes së votave në Bashkinë e Vorës, shtetasin Agim Kajmaku, i cili e ka shndërruar makinën e tij në një bankë, ku në bashkëpunim të plotë me komisariatin e Bashkisë Vorë dhe me përkrahjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri çdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi”, ka thënë Bixha.

 

Por Tahiri zgjodhi që me anë të një postimi në Facebook t’i përgjigjej Ilir Metës, e jo Bixhës.

 

“Më dëgjo me vëmendje Ilir Meta! U bë një kohë e gjatë që më bie në qafë duke hedhur baltë mbi mua dhe t’a kam thënë në sy kur kishim ende komunikim bashkë se je gabim! Po ti nuk pushove një sekondë në luftën tënde të verbër me mua. Më vure pas një hafije tënden si zv.ministër që arriti deri në çmendurinë e tentativës për të përgjuar zyrën time!  Ke javë të tëra që sa ti, sa gruaja jote, sa kryeshërbëtori yt, sa luanët e kotelet e kazanit tënd politik, merreni me mua duke sajuar lloj-lloj idiotësish, për gjoja presione policore e blerje votash!  Se kush është tregtari më i madh i blerjes së votave dhe i vendeve të punës në Shqipëri, këtë e di i madh e i vogël!  Vazhdo nxirri kotelet e tua në ballin e kazanit tënd politik, po përgatitu mirë shpirtërisht, që të mos bëhesh për një muaj masazh koke, pas numërimit të votave të Qarkut Tiranë”, shkruan ndër të tjera Saimir Tahiri.

 

Shkarkimi i markos erdhi në fakt pas një SMS drejtuar Saimir Tahirit, ku i kujtonte se nuk ishte ai që e kishte përgjuar, por partnerët ndërkombëtar, të cilët sipas Markos, pasi u binden për bëmat e Tahirit, rekomanduan shkarkimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY