VARGJET/Këngë labe për zgjedhjet, “s’duam timon me dobicë në prehër”

VARGJET/Këngë labe për zgjedhjet, “s’duam timon me dobicë në prehër”

212
0
Shares

PS e Vlorës ka njoftuar për këngën më të re të një grupi polifonik lab “Buronjat Labe” që i këndon zgjedhjeve të 25 qershorit.

Kënga më shumë se një frymëzim për Ramën është kundër Metës.

 

E duam timonin pa dobicë në prehër, këndojnë vlonjatet.
Kënga:

Presidenti është marros, dekrete s’do ti firmos.

 

Demokratët me Lulzimin ëndërrojnë delegimin…

 

Janë për republikë të re nga çadra drejt në qoshe…

 

Relaksia pushtoi kampin, mbretëron fotua me Trumpin…

 

Beni u bë ecën vetë, paralajmëron për tërmet…

 

Ka dalë Libra me Ben Blushin para kohe të vjelë rrushin..

 

Me Benin s’mbarojnë çuditë, është dhe do jetë opozitë…

 

Sfida me Gjergj Bojaxhinë do përmbysë perandorinë…

 

Elektorati shqiptar si ka fare në kandar…

 

Në 25 qershor shpërthen dufi popullor…

 

S’duam aleancë të gjerë, timon me dobiçë në prehër…

 

Në një dorë të jetë timoni, i sigurt destinacioni…

 

Zgjedhëm Alfën, betën, gamën, Rilindjen me Edi Ramën…

 

Me rilindjen avancuam, bashkës për Shqipërinë që duam…

Grupi polifonik i Bolenes

Një mënyrë e veçantë se si grupi polifonik Ansambli "Buronjat Labe" e sheh fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 25 Qershorit 🙂

Posted by PS VLORE on 20.06.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY