ROSKOVEC/ Qëllohet me armë zjarri, plagoset një person

ROSKOVEC/ Qëllohet me armë zjarri, plagoset një person

78
0
Shares

Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 18:30 në fshatin Ngjeqar, Roskovec. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Ngjeqar dhe është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi R.G, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.

 

Shtetasi U.S banues në Ngjeqar, (dyshohet se ka qënë në gjendje të dehur), ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R.G (i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në fshatin Ngjeqar).

 

Eshtë shpallur në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje i cili arriti të largohej nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq personi i plagosur që është nga qyteti i Fierit ndodhet në Spitalin Rajonal nën kujdesin e mjekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY