Rama përforcon simbolet kuqezi në mitingjet e Rilindjes, pas dështimit në Shijak,...

Rama përforcon simbolet kuqezi në mitingjet e Rilindjes, pas dështimit në Shijak, nxjerre sekretet e Portit te Durresit

53
0
Shares

Kryetari i PS-së ka theksuar elementin kuq e zi në mitingjet e tij elektorale në përpjekje për të marrë vota nga qytetarë larg partive politike. Simbole që në fushatat e fundit elektorale janë përdorur nga Aleanca Kuqezi e cila në këto zgjedhje nuk përfaqësohet.

 

Flamujve kuq e zi në mitingun e Durrësit, Rama i ka shtuar edhe kujtimet e tij për stërgjyshin për të cilin tha se iu bashkua Dom Nikoll Kacorrit për të ngritur flamurin e Pavarësisë në Durrës.

 

Kryeministri Rama pas një takimi që dështoi në Shijak është kthyer sërish në qarkun e Durrësit duke lëshuar që në fillim mesazhe në drejtim të emigracionit të cilët sipas tij duhet të ndikojnë votën në Shqipëri edhe pse nuk marrin pjesë në votime.

 

“Shqipëria që kemi nuk është ajo që duam por nuk ka të krahasuar me atë që kishim para 42 muajsh, tha ai. Nuk ka më të ndershëm që paguan dritat e të tjerët i vjedhin, nuk ka ëm kush i ndershëm paguan taksat dhe të tjerët nuk i paguajnë pasi kanë mbështetje në pushtet. Ne nuk e kemi ndërtuar ende shtëpiëne shtetit modern shqiptar por me reforma shtetbërëse, me kurajo dhe vendsomëri dhe me dhimbje kemi hedhur themelet.

 

Shqiptarët të dielën duhet ta ndajnë mendjen për të ndërtuar me punë, boll ëhstë bërë Shqipëria si kalaja e Rozafës. Ne duhet të vendosim se nuk ka më natë për Shqipërinë”, tha Rama.

 

Rama sulmoi drejtuesit e portit te Durresit qe drejtohet nga LSI duke thene se eshte domethenia e pushtetit per te copetuar shtetin. Porti i Durresit eshte ne doren e tre familjeve. Ata kane kete skeme, te gjej pune dhe dorezo dinjitetin. Ata nje gje do ta fitojne me 25 qershor, nuk do te ken me nevoje te paguajne nga rroga e tyre perqindje per partine.

Rama ka sulmuar nderkaq edhe kandidatin e PD ne Berat, Astrit Veliaj duke e kercenuar ate se do i prishe universitetin e Beratit. Ne do te fitojme dhe do ju japim maternitetin, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY