Dibër, përleshen dy grupe militantësh, prangoset polici i Portit të Durrësit

Dibër, përleshen dy grupe militantësh, prangoset polici i Portit të Durrësit

74
0
Shares

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër dhe Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në DVP Dibër, kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale të “Shpërdorimit të autoritetit policor”, parashikuar nga neni 332/a i Kodit Penal, Demir Deda, 26 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, (Punonjës Policie në Stacionin e Policisë Port – Durrës, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës).
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21. 06. 2017, rreth orës 01.00, Policia ka marrë njoftim se në vendin e quajtur Ushtelenxë, Njësia Administrative Tomin, Bashkia Peshkopi, në rrugën e fshatit Ushtelenxë, po ndodh një konfrontim midis simpatizantëve të dy subjekteve politike, pasi disa banorë të fshatit Ushtelenxë, simpatizantë të një subjekti politik kanë bllokuar qarkullimin e dy mjeteve në rrugë të një subjektit tjetër politik duke u konfrontuar verbalisht dhe fizikisht me njëri-tjetrin.
Menjëherë, forca të shumta Policie të Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Dibër, të mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës, normalizimin e saj dhe kryerjen e veprimeve proceduriale.
Nga efektivët e Policisë u bë kontrolli fizik i dy automjeteve dhe disa personave të përfshirë në konflikt, ku në automjetin tip ”Range Rover”, që drejtohej nga shtetasi Demir Deda, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën ai deklaroi se e mbante me leje për shkak të detyrës si punonjës policie.
Përveç këtij automjeti, në shoqërinë e tij ka qenë dhe një automjet tjetër tip ”Land Rover”, me mbishkrime e logo të një subjekti politik, ku u bë kontrolli i imtësishëm, nga ku nuk u konstatua asnjë send apo material i kundërligjshëm.
Gjithashtu, u kryen veprimet proceduriale dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, ndaj: D. R., 36 vjeç, banues në Peshkopi, M. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë K. S., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë.
Materialet në ngarkim të tyre u referuan si të dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,  “Prishja e qetësisë publike” dhe ”Kanosja”, parashikuar nga nenet 293, 274, 84 e 25 të Kodit Penal. Të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë Dibër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY