Basha: Rama “zero” interesim e investim për Kukësin, ju “zero” deputetë për...

Basha: Rama “zero” interesim e investim për Kukësin, ju “zero” deputetë për PS në 25 qershor

75
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur mitingun elektoral në qytetin e Kukësit.
“Edi Rama në 4 vjet ka shprehur ‘zero’ interesim e investim për Kukësin, ju votoni për ‘zero’ deputetë për PS në 25 qershor. Unë do të jem kryeministri që do të nisë rritjen e pensioneve që këtë vit – tha Basha, – dhe do t’i çoj ato brenda katër viteve në nivelin e 250 mijë lekëvë të reja brenda katër viteve. Sepse do t’i jap fund mashtrimit, korrupsionit, që kushtuan miliarda: palma, zyra, luks. 2.8 miliardë euro vetëm për nevojat e tyre. Dhe kjo do të marrë fund. Nuk do të pranoj më që Edi Rama të hedhë në 1 orë, 400 apo 500 mijë euro fishezjarre e barabartë me ndihmën ekonomike të një viti në Kukës.
Universiteti i Kukësit, hapja e tij, do të jetë vendimi im i parë për Kukësin, Hasin, Tropojën dhe gjithë verilindjen. Duhet ta dini se asnjë bir i juaji nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të mundësisë ekonomike”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY