SKANDAL/ Edi Rama kërcënon mësuesit: Anëtarësohuni dhe votoni për PS, që të...

SKANDAL/ Edi Rama kërcënon mësuesit: Anëtarësohuni dhe votoni për PS, që të ruani vendet e punës

53
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, ka vijuar takimet e tij elektorale sot në Tiranë.
Pas thirrjeve për policët, që të mbledhin votat për PS-së, sot ai ka ashpërsuar sërish gjuhën dhe ka kërcënuar mësuesit, që të anëtarësohen e votojnë për PS, që të ruajnë vendet e punës.
“Ne duhet të ngremë një mekanizëm stabël për administratën shtetërore që të filtrohen njerëzit dhe të gjejmë njerëzit e duhur.
Janë bërë 4 mije mësues, kryesisht mësuese nga konkursi, nuk kanë hyre nga partitë.
Unë ju them atyre hajde mbështetni Partine Socialiste, bëhuni anëtarë të PS. D.m.th jeni futur me aftësinë tuaj, por unë ju them që të na mbështesni. Pse? Sepse po të mos ishim ne, dhe po të mos ishte kjo që bëmë ne, ju nuk do të hynit kurrë në punë. Ka dalë e para një mësuese nga Gramshi, 7 vjet pa punë. Donte të hynte punë mësuese, nuk e bënin, doli e para në portal në matematikë, e para në gjithë Shqipërinë. U fut në punë. Më takoi dhe më tha: ‘Kurrë nuk e kam besu se do merrja punën në këtë formë. Nuk kam lënë gjë pa bërë që të hyja në punë. Nuk e besoja se do vinte dita dhe unë të isha e para dhe të më thoshin, zgjidh ku do?’. Kjo grua nuk ishte fare e PS. Unë nuk e diskutoj se ajo voton PS. Sepse kjo është gara që duhet të bëjmë”, u shpreh sot Rama, në takimin e radhës elektoral, në periferitë e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY