PËRBALLJA/ Dëshmon biznesmeni Ylvi Beqaj: Emiljano Shullazi më kërcënoi, ja sa euro...

PËRBALLJA/ Dëshmon biznesmeni Ylvi Beqaj: Emiljano Shullazi më kërcënoi, ja sa euro më ofroi të tërhiqja dëshminë

159
0
Shares

Seanca maratonë gjyqësore për Emiliano Shullazin, ka vijuar sot me debate, të ashpra, pasi ka dëshmuar
biznesmeni Ylvi Beqaj.
“Jam kërcënuar edhe kur isha në mbrojtje. Më kanë kërcënuar me pistoletë. Më ofruan 7 milionë euro për t’u tërhequr. U gjobita e kërcënova nga Shullazi e grupi i tij”, dëshmoi midis ët tjerave Beqaj.
Ndërkohë më herët, në seancën e sotme, Emiljano Shullazi dhe 4 miqtë e tij akuzuan prokurorët se kanë falsifikuar dokumentet duke i fajësuar me pa të drejtë.
Të pandehurit kanë pretenduar se dy procesverbalet e marrjes në pyetje të Ylvi Beqajt janë falsifikuar.
Shullazi me shokë deklaruan se 2 procesverbalet kanë të njëjtën datë dhe të njëjtën orë dhe disa thënie janë të kundërta.
Duke akuzuar 2 prokurorët e çështjes për falsifikim dokumentash, grupi Shullazi paraqet kallëzim penal kundër tyre.
Të pandehurit kanë kërkuar pezullimin e gjykimit ndaj tyre deri në sqarimin e plotë të pozicionit të dy prokurorëve. Ata e kanë paraqitur si rast precedenti një vendim të Gjykatës së Lartë për çështjen “Grori”.
Trupi gjykues pranoi që kallëzimi të depozitohet në Prokurori.
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi u arrestuan 1 vit më parë me dyshimin se kërcënuan me jetë Mynyr Konin e Dhori Kulen për t’u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës.
Pas ndalimit të tyre Prokuroria zgjeroi hetimet për një sërë veprash penale përfshi dhe kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqaj i cili është dëshmitar në gjyq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY