Lezhë, kanosen motër e vëlla: Mos shpërndani lekë për fushatë

Lezhë, kanosen motër e vëlla: Mos shpërndani lekë për fushatë

45
0
Shares

Dje, rreth orës 14:50 ë fshatin Gjadër, Njësia Administrative Dajç, shtetasja M. N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër është kanosur me armë zjarri nga disa persona.
Me të marrë njoftimin u ngrit grupi hetimor, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe u kryen veprimet              e para proceduriale, si dhe u organizua puna për të bërë të mundur dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Sipas burimeve të Policisë së Lezhës, mësohet se nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M. N., së bashku me vëllanë e saj E. N., kur po lëviznin me automjetin e tyre në  Gjadër janë ndaluar nga një mjet fuoristradë tip “Benz”, nga ku kanë zbritur 3 persona.
Sipas kallëzimit të M. N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të  kësaj vepre penale janë …
– S. N., 19 vjeç, banues në Lezhë
– G. M., 21 vjeç, banues në Lezhë
– A. M., 24 vjeç, banues në Lezhë.

Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.
Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY