DETAJE/ Tiranë, nëna me 2 vajzat përplas kalimtarin me makinë, “arratisen” që...

DETAJE/ Tiranë, nëna me 2 vajzat përplas kalimtarin me makinë, “arratisen” që të tria

151
0
Shares

Një grua 42-vjeçare e shoqëruar nga dy vajza 19 dhe 17 vjeçe, e cila ka përplasur me makinë një kalimtar, janë shpallur ën kërkim nga Policia e Tiranës.
Ngjarja ndodhi dje në afërsi të ish-Ekspozitës.
Sipas Policisë, i dëmtuari 38-vjeçar është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që gruaja që shkaktoi aksidentin bashkë dy shoqërueset e saj është zhdukur nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një miku të saj, Ksandros Kiço, i cili është arrestuar.
Njoftimi i plotë i Policisë Tiranë

Më datë 18.06.2017, u arrestua shtetasi Ksandros Kiço, 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset K. I., 19 vjeçe, K. I., 42 vjeçe dhe V. V., 17 vjeçe, banuese në Tiranë
Rreth orës 11:00, në afërsi të ish-Ekspozitës, shtetësia K. I. duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka aksidentuar këmbësorin O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në SQU. në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shtetasi Ksandros Kiço e ka ndihmuar drejtuesen e automjetit të largohet nga vendngjarja, ndërsa shtetaset e tjera, nuk kanë kallëzuar ngjarjen.
Punohet për kapjen e shtetases K. I. dhe pasagjereve në automjet.
Parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 në ngarkim të shtetasit Ksandro Kiço, për Nenet  291, 290 dhe 273 në ngarkim të shtetases K. I., si dhe për Nenin 300 në ngarkim të shtetaseve K. I. Dhe V. V.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY