Basha: Rama del jashtë shtetit për ekspozitat e tij, unë për dy...

Basha: Rama del jashtë shtetit për ekspozitat e tij, unë për dy ditë në SHBA nuk humba asnjë minutë, ftova investitorë të fuqishëm në Shqipëri

59
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha vijoi takimin elektoral sot në Gjirokastër.
Sipas Bashës, “Rama erdhi para 4 vjetësh me plane të mëdha por të tjera premtime kishte Edi Rama. Nuk punoi asnjë ditë për të realizuar premtimin e tij për të hapur vende pune. Në vendin me rrogat dhe pensionet më të ulëta në Ballkan, vuri taksat më të larta, rriti çmimin e energjisë, të naftës, rriti tarifat për universitete; la mijëra studentë jashtë dyerve të universiteteve për shkak të tarifave të papërballueshme nga prindërit e tyre.
Kishte 4 vjet kohë dhe 16 miliardë euro në dispozion, por nuk pati asnjë minutë kohë të mendonte për ju dhe prioritetet tuaja. Edhe kur bridhte jashtë shtetit kishte vetëm një dëshirë, të ekspozonte pikturat e tij, të ndiqte shfaqjet sportive.
Unë vetëm dy ditë në SHBA nuk harxhova asnjë minutë kohë për tekat e mia, por u takova me investitorë të fuqishëm për t’u shpjeguar planin tim ekonomik që të vijnë dhe do të vijë për të investuar në këtë vend”.
Basha tha se nësa Rama kërkon timonin, unë dua motorin, që sipas tij ka qëllim zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e punësimit.
“Rama nuk e beson planin tonë ekonomik, dhe nuk ka si ta besojë sepse me Ramën taksat do rriten, Rama do harxhojë miliona për fasada dhe të kujdeset për pushtetin, timinin që e quan ai.
Ai nuk ka asnjë plan për të ndihmuar shqiptarët. 4 vjet premtime të pambajtura dhe tani kërkon premtime të tjera si ato të para 4 vitesh, por pa i mbajtur ato. Me Ramën taskat do të rriten. Merrni kredi i thotë fermerëve, ky është kryeministri i bankave dhe jo i njerëzve.
Nga Gjermania në SHBA ka vetëm një model që rrit ekonominë, ulja e taksave, financime të drejtpërdrejta për fermerët, këto janë zgjidhje që kanë funksionuar në Europë, këto janë zgjedhjet e planit tim ekonimik.
Ai kërkon timonin unë do të rregulloj motorin që është ekonomia e vendit. Bashkohuni me këtë lëvizje. Vetëm vota për nr 6 është votë për veten tuaj. Vota për këdo tjetër është votë për ata që e sollën Shqipërinë në këtë gjendje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY