VIDEO/Flakët përfshijnë pallatin 27 katësh në Londër, tmerr për 120 apartamente

VIDEO/Flakët përfshijnë pallatin 27 katësh në Londër, tmerr për 120 apartamente

46
0
Shares

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat 27-katësh në “Latimer Road”, në perëndim të Londrës, me dëshmitarë okularë që pohojnë se njerëzit janë të bllokuar në shtëpitë e tyre. Autoritetet raportojnë për viktima por nuk dihet numri i saktë i tyre.

Zjarri në “Grenfell Toëer” në “Estate Ëest Lancaster” u raportua në 01:16 të orës lokale të Londrës dhe rreth 200 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarrin, i cili ka përpirë gjithë ndërtesën. Sipas asaj që shkruan “DailyMail” kulla e lartë përmban 120 banesa dhe është 27 kate e lartë. BBC raporton se i gjithë blloku i kullave është në flakë dhe se ndërtesa mund të shembet. Rreth orës 04:00 policia e Londrës raportonte se banorët vazhdojnë të evakuohen nga blloku i kullës. Në aksion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar mbi 200 zjarrfikës, raporton BBC. Dyzet zjarrëfikëse janë dërguar në kullë dhe kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan tha për BBC se ky është një incident i madh.

Një dëshmitar okular tha për BBC se kishte degjuar njerëzit duke bërtitur “dilni jashtë, dilni jashtë”, por banorët po thërrisnin të trembur, ndërsa korridoret brenda ndërtesës ishin të mbushura me tym.

Një tjetër dëshmitare okulare e ngjarjes, Sophia, e cila ndodhje rreth 500 metra larg ndërtesës, tha për BBC: “Ka shumë njerëz të mbledhur në rrugë. Unë shoh gjithnjë e më shumë flakë, dëgjoj njerëz që qajnë për ndihmë, e gjithë ndërtesa po digjet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY