Ministri i Brendshëm takon ambasadorin e Austrisë: Ja prioritet tona madhore

Ministri i Brendshëm takon ambasadorin e Austrisë: Ja prioritet tona madhore

37
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj priti në takim Ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit të shkëlqyer dy palësh në fushën e sigurisë.
Ambasadori Sattler i shprehu ministrit Demiraj përgëzimet për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe nënvizoi dëshirën për thelluar bashkëpunimin shumëplanësh.  Ambasadori Sattler ndau me ministrin Demiraj pikëpamje mbi fenomenin e shitblerjes së votës dhe depolitizimit të administratës publike në fushatën zgjedhore.
Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Demiraj u përqendrua te prioriteti madhor i mandatit të tij, garantimin e një procesi zgjedhor të pacenueshëm përmes masave intensive për mbarëvajtjen e fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, duke neutralizuar subjekte, individë dhe grupe kriminale që minojnë procesin demokratik të votës së lirë.
Ministri Demiraj informoi ambasadorin austriak për porositë e veçanta që ju është dhënë disa drejtorive vendore të Policisë së Shtetit për të parandaluar mundësinë e blerjes së votës nga burime të paqarta në ditët në vijim.
Ministri Demiraj vuri në dukje sfidën e pastrimit të territorit të Republikës së Shqipërisë nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, si dhe heqjen e emrit të Shqipërisë nga raportet ndërkombëtare për sa i përket drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY