Kërtusha shkarkon Sekretaren e Përgjithshme të Min. së Çështjes Sociale: Kreu 13...

Kërtusha shkarkon Sekretaren e Përgjithshme të Min. së Çështjes Sociale: Kreu 13 shkelje

63
0
Shares

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike nisjen e procedurave për largimin nga shërbimi civil të Luneda Sufalit, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.
Shkak për këtë kërkesë bëhen sipas deklaratës së Ministrisë, shkeljet shumë të kryera me dashje në mënyrë të përsëritur të ligjit të nëpunësit civil.
Sipas deklaratës, Departamentit të Administratës Publike i janë përcjellë fakte dhe prova për sjelljen dhe veprimet antiligjore të Sufalit si dhe pengesat e qëllimshme të mbarëvajtjes së punës së Ministrisë.
“Një nga pasojat e rënda që rrjedhin nga sjellja antiligjore e Sekretares së Përgjithshme është vonesa që i është bërë pagesave për kategorinë e të përndjekurve politikë. Znj. Sufali ka ushtruar presion ndaj zyra e Financës duke penguar të gjitha pagesat të cilat janë detyrim ligjor”, thuhet në njoftim.
Më poshtë janë listuar shkeljes e kryera nga ana e Sekretares së Përgjithshme Sufali, sipas ministres Kërtusha:
a) Sekretari i Përgjithshëm nuk zbaton urdhrat verbalë të Ministrit në lidhje me mbarëvajtjen e punës duke u bërë presion dhe propagantë punonjësve dhe Institutcioneve të varësisë duke ju thënë se asnjë praktikë ligjore, me afat apo pa afat, nuk do të proçedohet nga strukturat vartëse pasi Ministri aktual do të ushtrojë funksione gjer më datë 25 dhe më pas do të rikthehet ish-Ministri paraardhës.
b) Publikon në mënyrë të kundraligjshme të gjitha aktet dhe urdhrat e Ministrit duke cënuar rëndë sigurinë e aktit dhe shkelur etikën e mirë-administrimit shkresor, madje duke rrezikuar nivelin e informacionit.
c) Ka fshehur në mënyrë abuzive shkresa hyrëse drejtuar Ministrit, shkresa të cilat kishin dhe afate ligjore për miratimin dhe kthimin e përgjigjes.
d) Sekretari i Përgjithshëm, duke mos njohur funksion e saj të përcaktuar në ligj, tenton të pengojë detyrën e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë duke tentuar në mënyrë të papërgjegjshme me anë të disa memo-ve të ulë figurën e Ministrit në strukturat vartëse apo dhe mediatikisht.
e) Pengon funksionimin dhe vënien në zbatim të akteve të tjera nënligjore në funksion dhe në zbatim të VKM nr. 473 datë 01.06.2017.
f) Refuzon të firmosë urdhëra dhe shkresa pasi janë punuar dhe firmosur nga specialistët përkatës, drejtorët e drejtorive dhe drejtorët e përgjithshëm.
g) Kontrollohet në mënyrë abuzive gjithë posta hyrëse dhe dalëse e Ministrit duke ushtruar presion dhe kontroll tek zyra e protokollit. Pas delegimit nga ana e Ministrit për shkresat përkatëse, duke ju bërë presion të vazhdueshëm protokollit, ndryshon delegimin e shkresave të bëra nga Ministri.
h) Ushtron presion dhe kontroll verbal tek zyra e Financës duke penguar të gjitha pagesat të cilat janë detyrim ligjor dhe duke lejuar pagesa selektive të përzgjedhura prej saj. Prej shumë kohësh është vonuar pagesa e të përndjekurve politikë. Sekretari i Përgjithëm i mban praktikat në zyrë mbi dhjetë (10) ditë në mënyrë abuzive dhe pa i deleguar në drejtoritë përkatëse për shqyritimin e tyre.
i) Sekretari i Përgjithshëm refuzon të firmosi çdo shkresë, përfshi dhe shkresat drejtuar Kryeministrit të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës të përditshme në këtë Ministri.
j) Sekretari i Përgjithshëm pengon çdo urdhër për Audit që lëshohet nga ana e Ministrit,
k) Sekretari i Përgjithshëm refuzon të firmos urdhërat për emërimet e Këshilltarëve të Ministrit,
l) Sekretari i Përgjithshëm ka firmosur akte (urdhëra) që janë kompetencë e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, (referencë neni 102 dhe urdhëri i mëparshëm nr 175, datë 02.08.2016 i ish Ministrit z. Klosi) pa patur asnjë autorizim apo delegim nga Ministri sipas përcaktimeve të ligjit nr 9000, datë 30.01.2003 për funksionimin e KM.
m) Në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 1.6.2017, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka zbatuar dhe ndjekur Urdhërin e firmosur për pezullimin e Lejeve Vjetore të Nëpunësve, Punonjësve dhe Funksionarëve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe të Institucioneve të Varësisë, për Periudhën 01.06.2017- 25.06.2017, detyrim ky i padiskutueshëm nga mosbzatimi i të cilit është krijuar një situatë e pa menaxhueshme teknikisht për më tepër në afate kohore kaq të shkurtra. Sekretari i Përgjithshëm me memon 3189/1, datë 02.06.2017 në mënyrë tërësisht jo ligjore e kundërshton këtë urdhër duke refuzuar zbatimin dhe ndjekjen e këtij urdhëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY