EMRI/ Vlorë, vdes gruaja e aksidentuar nga shoferja 26-vjeçare

EMRI/ Vlorë, vdes gruaja e aksidentuar nga shoferja 26-vjeçare

92
0
Shares

Gruaja e cila u plagos rëndë në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ka ndërruar jetë.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktima është Miroshe Kasaj, 53 vjeçe, banuese në lagjen “Hajro Çakërri”, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Aksidenti ndodhi rreth orës 08:50, në aksin rrugor të lagjes “10 Korriku”, automjeti tip “Smart”, me drejtuese S. Hoxhaj, ka goditur Kasajn, e cila ishte duke lëvizur në këmbë, bënë me dije burime zyrtare nga policia.
Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore. Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vdekja e gruas është regjistruar në orën në orën 11:12 në spital.
Ndërkohë, Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, S. Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY