Vrasja e Artan Cukut, flet “porositësi”: Jam në shtëpi, policia nuk është...

Vrasja e Artan Cukut, flet “porositësi”: Jam në shtëpi, policia nuk është kujtuar për ne

49
0
Shares

Bujar Daka u shpall në kërkim nga policia bashkë me vëllanë e tij Florian Daka si porositës të dyshuar të vrasjes së komisar Artan Cukur. Por në një rrëfim ekskluziv për “Neës24″ e “BalkanWeb”, Bujar Daka deklaron se nuk është ndaluar dhe as marrë në pyetje nga policia.
Ai thotë se ndodhet në shtëpinë e tij duke kryer punime.
“S’jemi ndaluar dhe as marrë në pyetje nga policia. Jam në shtëpi duke kryer punime. S’kam lidhje me vrasjen e Cukut, jam i lirë. Kam qenë në burg në Zvicër, por Mikel Shallarin nuk e njoh. Shallarin e kam parë vetëm në televizor. Nuk kam asnjë lidhje me të. Ne nuk kemi për të ngrënë e jo më të paguajmë vrasës. Jam i lirë dhe nuk e di pse policia ma përmend emrin. Edhe vëllai, Floriani është i lirë”, ka deklaruar Bujar Daka.
Policia tha sot se dy vëllezërit Bujar dhe Florian Daka janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë porositur vrasjen e komisar Cukut me motiv hakmarrjen. Pasi vëllai i tyre Agim Daka u vra në zyrën e komisarit në vitin 2005 dhe ngjarja u raportuar si vetëvrasje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY