SKANDAL/ Prokurimet e qeverisë në 2016, 42 % me negocim pa shpallje...

SKANDAL/ Prokurimet e qeverisë në 2016, 42 % me negocim pa shpallje paraprake

65
0
Shares

Në vitin 2016 janë zhvilluar 5109 procedura tenderimi në sistemin e prokurimit elektronik, por siç shihet nga të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike, 2186 ishin procedura që u zhvilluan me negocim pa shpallje paraprake, çka nënkupton mungesën e garës për 42 për qind e totalit të prokurimeve të zhvilluara.
Pavarësisht numrit të lartë, vlera e prokuruar me negocim pa shpallje është vetëm 8 miliardë lekë ose rreth 7.5 % e totalit të vlerës se prokuruar për 2016, prej 108 miliardë lekësh.
Përveç procedurave të prokurimit publik të shpallura për t’u zhvilluar në sistemin e prokurimit elektronik, sipas legjislacionit të prokurimit publik në fuqi, autoritetet kontraktore, nëse ndodhen në kushtet e parashikuara nga ligji, mund të kryejnë dhe procedura prokurimi me negocim pa shpallje paraprake.
Sipas të dhënave të APP-së gjatë vitit 2016 janë zhvilluar gjithsej 2,186 procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, duke shënuar një ulje në krahasim me vitin 2015 me 520 procedura më pak.
Kryerja e procedurave me negocim pa shpallje, për një vlerë deri 20% të kontratës së fundit, për të përmbushur nevojat e fillim vitit, gjë që lejohet nga legjislacioni në fuqi.
Agjencia e Prokurimit Publik shpjegon se legjislacioni për menaxhimin e sistemit buxhetor nuk lejon fillimin e një procedure prokurimi nga ana e një autoriteti kontraktor në rast se, në llogarinë e këtij të fundit nuk ka kaluar buxheti përkatës.
Verifikimi i këtij fakti bëhet nëpërmjet vulosjes së Urdhrit të Prokurimit në degën përkatëse të Zyrës së Thesarit, duke bërë kështu të pamundur për autoritetet kontraktore lidhjen e një kontrate nëpërmjet një procedure konkurruese prokurimi përpara muajit Mars (nga praktika ka rezultuar që kjo periudhë të shkojë deri në Prill ose Maj).
APP shpjegon se një situatë e tillë i vendos autoritetet në kushtet e një situate emergjente sidomos kur bëhet fjalë për mallra dhe shërbime të domosdoshme si, ushqime, medikamente, pajisje mjekësore, shërbime pastrimi etj.
Zgjatja e procedurave të prokurimit për shkak të vonesave të shkaktuara si pasojë e procesit të akimimit dhe mosrespektimit të afateve për vendimmarrje nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik, fakt që përdoret si justifikim nga autoritetet kontraktore për zhvillimin e kësaj lloj procedure.
Zgjatja në kohë dhe përfundimi me vonesë i procedurave të kryera nga Organi Qendror Blerës, gjë që le pa mbuluar nevojat e autoriteteve kontraktore për një grup mallrash apo shërbimesh që mbulohen nga blerja e përqendruar. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY