Paditet në Prokurori Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, ja për...

Paditet në Prokurori Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, ja për çfarë akuzohet

47
0
Shares

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal me Nr. 2466-M, datë 12. 06. 2017 për Plarent Ndrecën, Sekretar i Përgjithshëm pranë kësaj ministrie për shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cenojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017, si dhe detyrimeve ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike, kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Plarent Ndreca nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY