Itali, sherr mes tre shqiptarëve në autobus, njëri i thyen shishen në...

Itali, sherr mes tre shqiptarëve në autobus, njëri i thyen shishen në kokë bashkëkombësit

51
0
Shares
Foto Ilustruese

Një natë në pub ka përfunduar në përleshje mes shqiptarët në orët e para të mëngjesit të së dielës. Grupi u pa disi nervoz dhe dëgjoheshin të bërtitura në një stacion autobusi në Cesano, rreth orës 6 të mëngjesit.
Tre shqiptarët, në bazë të dëshmive të të pranishmëve, ishin në gjendje të dehur. Pas diskutimeve të gjata, debati përshkallëzoi në të fyera dhe një sherr mes tyre. Kur autobusi mbërriti, ata u futën në të dhe vazhduan të grindeshin, shkruan CesanoToday.
Njëri prej shqiptarëve e goditi bashkëkombasin me shishe birre në kokë.
Autobusi ndaloi dhe menjëherë u njoftua policia. Shqiptari i plagosur u dërgua në spital ndërsa dy të tjerët u shoqëruan në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY