“E nxori tezën e maturës, kërkohet ndjekje penale për Ndrecën”

“E nxori tezën e maturës, kërkohet ndjekje penale për Ndrecën”

118
0
Shares

Tezen e matures e ka nxjerre sekretari i pergjithshem i mafies se MAS Plarent Ndreca, denoncuar nga KLSH per hajni te miliona eurove, shkruan ish-Kryeministri Berisha.

Ai ka publikuar një sms të Inspektorit dixhital ku denoncon Plarent Ndrecen, Sekretarin e pergjithshem te mafies se MAS per nxjerrjen e tezes se Matures dhe organizimin e rrjetit te shperndarjes se saj sipas perkatesise politike. Gjendet celulari qe ka fotografuar zgjidhjet.Te dhenat paraprake implikojne Ndrecen dhe kushuriren e tij, Byzylyku eshte kodi i shperndarjes se zgjidhjes. Ndreca ka parapregatitur nxjerrjen edhe te tezave te provimeve te ardhshme. I bej thirrje ministres te shkarkoje menjehere dhe te dergoje per ndjekje penale kete mafjoz te rrezikshem, I bej thirrje prokurorise te nderhyje per te vendosur para ligjit shkaterrimtarin e matures shteterore Ndreca”, shkruan Ndreca.

Mesazhet dhe fotot e inspektorit dixhital

12/06/2017, 15:09:33: I nderuar Doktor

Përpara se të të parashtroj disa problematika që po hasim me mafiozët ne MAS, dëshiroj tju uroj shëndet.Ju informoj se Plarent Ndreca është përgjegjësi kryesor për daljen e tezës së provimeve, e cila u kap në flagrancë nga Ministrja Karabina në Kurbin, ku drejtoreshë arsimi është kushurira e Plarent Ndrecës.

Ky telefon u kap nga vetë ministrja dhe siç duket nga fotoja është zgjidhur në një tavolinë zyre dhe kjo duket qartë nga lloji i tavolinës dhe gishtat e drejtoreshës së arsimit që e ka zgjidhur nga zyra e vet

Inspektorët e MAS në Kurbin nuk kryenin asnjë lloj efekti në provime, sepse kur vetë minitrja kapi 5 vetë duke kopjuar haptazi, mendoni pak se çbëhet më tej Janë ende 2 provime të maturës të cilat janë në rrezik të madh me Plarent Ndrecën në krye, pasi ai ka bërë ndarjen e njerëzve sipas zonave të monitorimit, pa dijeninë dhe aprovimin e ministres.

Një tjetër aspekt që u konstatua është se maturantët që liheshin të lirë të kopjonin ishin të “shënuar” dhe dalloheshin nga një byzylyk që mbanin në dorën e djathtë, pra atë që shkruanin

Në Fushë Krujë fenomeni i byzylykëve ishte pothuaj nga 10 vetë në çdo klasë

Edhe nga këta që kapëm me celular kishin byzylykë

Kjo ska qenë rastësi pasi na e kishin denoncuar vetë maturantët

Ky telefon u kap nga vetë ministrja dhe siç duket nga fotoja është zgjidhur në një tavolinë zyre dhe kjo duket qartë nga lloji i tavolinës dhe gishtat e drejtoreshës së arsimit që e ka zgjidhur nga zyra e vet”

Fotografia e Sali Berisha

Fotografia e Sali Berisha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY