VIDEO/ Arrestimi i vrasësit të Cukut, deklarata e plotë e prokurorit

VIDEO/ Arrestimi i vrasësit të Cukut, deklarata e plotë e prokurorit

48
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako së bashku me Prokurorin e Krimeve të Rënda Enrik Ligori kanë dalë në një konferencë për mediat duke folur mbi detajet për zbardhjen e vrasjes së Artan Cukut.
Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori deklaroi se janë mbledhur prova të mjaftueshme që fajësojnë Mikel Shallarin si vrasës të komisar Artan Cukut.
Ai u shpreh se ende nuk është qartësuar se kush është ideatori, por është e sigurt se pistoletën e ka shkrepur Shallari.
“Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të të jetë Mikel Shallari, mund të jetë dikush tjetër.
Unë kam pasur dy komunikime me të. Ai vazhdon të mohojë përfshirjen e tij në krim. i janë treguar të gjitha provat që e ngarkojnë atë me përgjegjësi. Ai është njohur me to. i janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të”, – deklaroi prokurori i Krimeve të Rënda.

NJOFTIMI

Pas një pune intensive profesionale të strukturave për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkpunim të ngushte dhe në drejtimin procedurial të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në vlerësim të informacione, formave dhe metodave policore dhe shkencore, por edhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe policitë e vendeve të Bashkimit Europian, më datë 10.06.2017, u bë i mundur ekzekutimi i urdhër-ndalimit të Prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më datë 08.04.2017, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie.
Autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti, Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY