FOTO/ Korfuz, ja shqiptari që vrau biznesmenin grek, dhe si e kryeu...

FOTO/ Korfuz, ja shqiptari që vrau biznesmenin grek, dhe si e kryeu eliminimin

196
0
Shares

Autoritetet greke kanë zbardhur vrasjen e biznesmenit në Korfuz.
Disa fotografi të publikuara nga mediat greke tregojnë autorin e vrasjes së ndodhur disa ditë më parë në Kofruz të Greqisë, i quajtur Artan.
Viktima është biznesmeni grek 52-vjeçar Spiro Ziniati, i ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës në tavernën që zotëronte në Korfuz, për motive xhelozie. Shqiptari dyshonte se gruaja e tij 28-vjeçare, me të cilën ka dy fëmijë, e tradhtonte me biznesmenin grek.
Rreth një javë para krimit, ai ka detyruar edhe gruan të lërë punën.
Më pas, Artani ka udhëtuar për në Shqipëri bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët, të cilët i ka lënë këtu, ndërsa vetë është nisur sërish për në tokën helene.
Media helene kanë publikuar edhe një foto të fëmijës së shqiptarit, i cili shfaqet me një armë në duar edhe pse ende nuk mund të ecë me këmbët e veta.
Shqiptari 30-vjeçar shkoi në tavernën e vogël ku punonte e shoqja dhe nxori një thikë, me të cilën vrau pronarin. Ky i fundit mori plagë në bark, gjoks dhe në qafë, që rezultuan fatale.
Më pas, autori i vrasjes u fut në makinë, hodhi thikën në rruge dhe shkoi vetë në rajonin e policisë, ku dhe u dorëzua.
Atje dëshmoi së e kreu vrasjen pasi bashkëshortja e vetë kishte marrëdhënie intime me viktimën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY