Peshkopi, zbulohet shkaku, ja pse u helmuan mbi 100 qytetarë

Peshkopi, zbulohet shkaku, ja pse u helmuan mbi 100 qytetarë

46
0
Shares
Foto Ilustruese

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot shkakun e helmimit masiv të qytetarëve në Peshkopi.
Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e gjetur pranë pacientëve deklaron se bëhet fjalë për mikrobin Salmonela, e po punohet për të parë se nga është marrë ky mikrob.
Shkak për helmimin masiv në Peshkopi është mikrobi i Salmonelës.
“Shkaku i këtij infeksioni është salmonela. Sot numri i të sëmurëve është shumë më i ulët se ditët e tjera. Lokali është kontrolluar një javë më parë dhe ka qenë sipas të gjitha parametrave. Edhe analiza e mostrave të ujit të pijshëm dhe depozitës kanë dalë të pakontaminuara”,- u shpreh Rakacelli.
Gjithashtu, mësohet se pacientët kanë qenë të afërt dhe kanë konsumuar ëmbëlsira nga e njëjta pastiçeri. Numri i të helmuarve arriti kulmin dje kur mbi 100 perosna shfaqen shenja helmimi dhe një pjesë e madhe e tyre u shtruan në spital. Sipas mjekëve, rastët e helmimit kishin filluar të shfaqeshin qysh ditën e dielë.
Kujtojmë se para pak kohësh në portin e Durrësit u bllokuan rreth 29 ton mish pule për shkak se u zbuluar se kishin prani të mikrobit të Salmonelës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY