EMRI & FOTO/ Regjistroi “argatët e partisë” si bashkëjetues për vota, Policia...

EMRI & FOTO/ Regjistroi “argatët e partisë” si bashkëjetues për vota, Policia nis hetimet pas 4 vjetësh për administratorin e LSI

52
0
Shares

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar dje materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të Elez Gjoza, 58 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i Njësisë Bashkiake nr 2.
Nga informacionet e marra në rrugë operative, administratori dyshohet se nga viti 2013 e në vijim, ka regjistruar fiktivisht rreth 60 – 70 shtetas shqiptar, të cilët janë regjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të shtetasit E. Gj.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se transferimi i gjendjeve civile të këtyre shtetasve dhe regjistrimi i tyre pranë Njësisë Bashkiake nr. 2, është kryer me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë në datë 25.06.2017, duke u premtuar këtyre shtetasve vende pune në këmbim të votës.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal.
Skandali për ish-kreun e njësisë Bashkiake nr. 2, sot administrator i kësaj njësie, si përfaqësues i LSI-së, është denoncuar 2 vjet më parë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili denoncoi rastin e Elez Gjozës, i cili shtoi “argatët e partisë”, si bashkëjetues në shtëpinë e ti, për disa dhjetëra vota më shumë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY