Meta: Jam takuar me Bashën gjatë ditëve të çadrës, ja për çfarë...

Meta: Jam takuar me Bashën gjatë ditëve të çadrës, ja për çfarë i dhashë të drejtë

43
0
Shares

Ish-kreu i LSI-së dhe Presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta është shprehur sonte se është takuar me kreun e PD-së Lulzim Basha gjatë ditëve që opozita zhvillonte protestën e saj në çadër.
Këtë deklaratë, Meta e bëri në studion e emisionit Opinion, ndërsa theksoi se Bashës i kam thënë se për çështjen e drogës dhe dekriminalizimin ke të drejtë. I theksova se këtë çështje duhet ta vazhdosh dhe ta mbështes.
Në radhë të dytë, i thashë se mos prit se LSI-ja nuk del në çadër, pasi ajo nuk mund të dalë kështu në çadër.
Në radhë të tretë, i kam thënë mos prit se LSI do shkojë në parlament dhe të votojë kundër Ramës, pasi kjo forcë politike ka një marrëveshje dhe është në koalicion qeverisës me të.
E treta, mbështes shtyrjen e zgjedhjeve, por vetëm brenda korrikut. Në datë tjetër, sipas Metës, kjo është e patolerueshme.
Bashës i thashë tjetër që duhet të kërkosh garanci, madje duhet të kërkosh edhe presidentin. LSI do të mbështesë.
Ish kryetari i LSI Ilir Meta është shprehur se edhe Edi Rama e Lulzim Basha janë takuar disa herë fshehurazi edhe para marrëveshjes, por për këtë ai tha se nuk shqetësohet për këtë.
“Sa herë janë takuar ata fshehtas, nuk më shqeton kjo”.
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sonte se nuk ka aspak frikë nga marrëveshja Rama – Basha.
Meta deklaroi nuk është frikësuar as nga marrëveshja Berisha – Nano bashkë dhe jo të ketë frikë nga Tommy dhe Jerry bashkë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY