Meta: Ja pse u mërzit Rama me mua

Meta: Ja pse u mërzit Rama me mua

77
0
Shares

Presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta është shprehur sonte në Opinion se Edi Rama dhe Lulzim Basha duan të vjedhin votat dhe jo LSI-ja.
Meta deklaroi se ata kanë frikë nga transparenca dhe situata në të cilën ndodhen. Ata po përdorin këtë task-forcë si Gestapo për të frikësuar njerëzit. Sipas tij, Rama-Basha mendojnë se votat merren duke punësuar dhe duke pushuar njerëz nga puna.
Ai tha më tej se Rama ka dashur të kap reformën në drejtësi duke përjashtuar prej saj opozitën. Meta tha se kjo ka qenë një nga mërzitjen e Ramës me të sepse e donte drejtësinë për vete.
“Rama donte të bënte një Reformë në Drejtësi për të kapur Drejtësinë, kam pasur debate kokë më kokë, nuk kam pasur hallin e PD, por shqetësimin e stabilitetit të vendit, kam pasur shqetësimin e kësaj reforme”, është shprehur Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY