Gjyqtarët ankimuan vetingun, Kushtetuesja pranon kërkesën dhe rrëzon tre ligje

Gjyqtarët ankimuan vetingun, Kushtetuesja pranon kërkesën dhe rrëzon tre ligje

47
0
Shares

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese sërish Ligjin për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë. Shoqatat e gjyqtarëve kërkojnë që gjykata të shfuqizojë si të papajtueshme me Kushtetutën kushtet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, konkretisht nenin 7, në pikat a dhe c, ku thuhet se gjyqtarët në kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet dhe të jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale. Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e pikës 1 të nenit 59, ku thuhet se Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jogjyqtarë me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve.
Këtu kërkohet të hiqet fjala “zëvendëskryetari”. Në pikën 8 të nenit 62, ku thuhet se Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit përbëhet nga 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar, shoqata e gjyq-tarëve kërkon që të hiqen fjalët “2 anëtarë jo gjyqtarë” dhe “1 anëtar gjyqtar”. E njëjta gjë kërkohet edhe në pikën 13 të nenit 62, ku ligji citon: Për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, krijohet një komision i përkohshëm i përbërë nga 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar. Shoqata e gjyqtarëve kërkon të shpallen si të papajtueshme me Kushtetutën edhe pika 6 e nenit 68, pika 2 e nenit 72, pika 1 e nenit 157, pika 8 dhe 13 e nenit 160, pika 6 e nenit 166 dhe pika 2 e nenit 175. Shoqata ka kërkuar shfuqizimin e disa pikave edhe të ligjit ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve’, një tjetër ligj i goditur më parë në Gjykatën Kushtetuese nga unioni. Kërkesa e unionit është bërë më datë 25 maj, dhe ky është ankimimi i 4-rt që vjen në Gjykatën Kushtetuese për ligjet e reformës në drejtësi pas ligjit të vetingut dhe ligjit ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve’. Edhe pas marrëveshjes mes socialistëve dhe demokratëve, vetingu ka të njëjtën histori.
Partia Demokratike akuzon kryeministrin se kërkon të kapë drejtësinë, LSI-ja që mban një pozicion neutral mes palëve, ndërsa Partia Socialiste mbron qëndrimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Tashmë janë konstituuar edhe 2 Komisionet e tjera ad-hoc për ngritjen e organeve të vetingut, një me 12 anëtarë që do të zgjedhë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe një me 6 anëtarë për Kolegjin e Apelimit.GSh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY